• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

60-vjetori i Bundesligës/ Leva “bekon” Kejnin: Kanë marrë supersulmues

24/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prestigjiozja gjermane “Sport Bild” në kuadrin e 60-vjetorit të themelimit të kampionatit gjerman ka ndarë disa trofe të rëndësishëm, që kanë lënë gjurmë në evoluimin e kampionatit, e ku nuk kishte se si të mungonte ish-rekordmeni i Bajern Mynihut, Robert Levandovski.

fcb_lewandowski_kane_1920

Leva si pjesë e Bundesligës ndërmjet sezoneve 2010-2022 e fitoi çmimin si “shënuesi më i mirë” i ligës plotë 7 herë, 6 raste me bavarezët dhe me në një tjetër me Dortmundin. Goleadori polak u nderua në kategorinë “legjenda”, së bashku me Karl-Hanc Rumenige, Feliks Magat, Lotar Mateus, Matis Zamer, e Tomas Myler, ndërsa Ilaki Gyndoan u “dekorua” si “lojtari më i mirë gjerman” për sezonin e fundit.

Pas hipotekimit të trofeut, sulmuesi Robert Levandovski nuk nguroi t’u përgjigjej edhe pyetjeve ngacmuese nga mediat vendëse, aty ku fokusi lidhej me pasuesin në “Allianz Arena”, fjala është për Herri Kejnin.

VLERËSIMI I LEVËS PËR ANGLEZIN-“Herri është supersulmues. E konsideroj pa të voglin dyshim si transferim i madh, jo vetëm në favor të Bajernit, por edhe të Bundesligës. Nuk e di se çfarë impakti ka krijuar kampionati gjerman te publiku i jashtëm, ama e pohoj se nuk është ligë e lehtë, pavarësisht sukseseve të bavarezëve.

Thjesht Kejn ka nevojë për kohë, pasi me përshtatjen do ta ketë më të thjeshtë integrimin në ekip. Sigurisht mësimi i gjuhës do të jetë përfitim shtese me evoluimin e muajve në Mynih. Rreth shanseve mbi thyerjen e rekordin tim nga numri ‘9’ te kampionët e Bundesligës koha do ta dëshmojë”, përfundoi mes buzëqeshjeve “rekordmeni” i klubit më të titulluar në Gjermani, 5 gola për 9 minuta ndaj Volfsburgut në shtator të vitit 2015, aq sa la me “gisht në gojë” edhe një prej trajnerëve më të mëdhenj në futboll, Pep Guardiolën.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Probleme me drejtësinë, Ronaldinho mund të përfundojë sërish në burg

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.