• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

680 ditë pa drejtor, Furlani frenon për Taren/ Rikthehet në skenë drejtori i Atalantës

20/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bisedimet me Igli Taren dukeshin në një pikë të avancuar, por te Milani duket se ka pasur një reflektim tjetër në lidhje me rolin e drejtorit sportiv.

CamScanner-15-07-2024-15.50.pdf-36-750x536

Shqiptari mbetet favorit për shkaqe të lidhura me përvojën dhe mungesën e një kontrate me klube të tjera, megjithatë, sipas “Tuttosport”, mund të ketë ndryshime. Kjo, sepse Xhorxho Furlani preferon Toni D’Amikon.

Nën kontratë me Atalantën deri më 30 qershor, ai përfaqëson në këto momente rrezikun e vetëm për Igli Taren. Kujtojmë se figura e drejtorit sportiv te Milani mungon zyrtarisht prej 680 ditësh dhe i fundit që e mbulonte atë rol ishte Frederik Masara, që si epror kishte Paolo Maldinin.

SITUATA E SHQIPTARIT – Pas një takim të zhvilluar në Londër mes Igli Tares, Ibrahimoviçit dhe Kardinales, u duk sikur edhe Xhorxho Furlani u pajtua me idenë e punësimit të shqiptarit. Aq sa ky i fundit dhe administratori kuqezi zhvilluan edhe një takim në fillim të kësaj jave në Romë.

U tha se do të kishte edhe një bisedë të fundit përpara se emërimi të miratohej nga Xherri Kardinale, por në orët e fundit është “ringjallur” kandidatura e D’Amikos që, për hir të Milanit, mund të tentojë shkëputjen nga Atalanta në fund të sezonit aktual.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Raphinha flet për rikthimin spektakolare të Barcelonës: Nuk dorëzohemi kurrë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.