Rinovimi, ose më saktë, një nënshkrim i ri i Adrien Rabio me Juventusin duket se është shumë larg.
Sipas asaj që raportohet nga “Sky Sport”, mesfushori i lindur në vitin 1995, aktualisht i lirë, nuk do ta kishte vlerësuar ofertën e fundit të kontratës nga bardhezinjtë, duke iu larguar gjithnjë e më shumë perspektivës për të qëndruar në Torino.
7.5 milionë eurot në sezon e paskan ofenduar francezin i cili do të kishte dashur një vlerësim më të madh në rend page.
Në këto kushte, e ardhmja e Rabios mbetet e pasigurt, me Milanin ende gati për ta tunduar atë të qëndrojë në Serie A, por edhe kjo perspektivë duket e vështirë duke qenë se kuqezinjtë nuk do ta bënin kurrsesi lojtarin më të paguar në skuadër.