Thursday, 23. April 2026
Sport

7 ndeshje pa fitore për juventusin-një rekord i zi prej 17 vitesh

GS 23/10/2025 1 Min. Lesezeit

Gjiganti italian Juventus po kalon momente të vështira këtë sezon.

Bianconerët pësuan si mysafir tek Real Madrid në Ligën e Kampionëve me rezultat 1:0,duke e dërguar në 7 numrin e ndeshjeve pa fitore të Juves në të gjitha që prej 16 vitesh.


Banner

Përndrsyhe kjo seri e dobët nisi qysh në ndeshjen kundër Borussia Dortmund,duke vazhduar me 4 barazime të tjera kundër Veronës,Atalantës,Villarealit,Milanit,si dhe dy humbjet kundër Comos dhe Real Madridit.

Natyrisht se këto rezultate mund të vendosin fatin e trajnerit Igor Tudor,i cili nëse vazhdon me këtë seri atëherë shkarkimi është shumë afër.

Kujtojmë që Juventus ndeshjen e rradhës e ka në Serie A,ku në xhiron e 8-të i shkon në udhëtim Lazios.

Teilen: