Saturday, 14. March 2026
Futboll

7 sulmuesët që janë në radarin e Barcelonës, dy prej tyre luajnë në Serie A

GS 14/03/2026 2 Min. Lesezeit

Pavarësisht se ende nuk është vendosur nëse Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni, apo do të luajë edhe për një vit tjetër, Barcelona sërish do të ndërhyjë në merkato për repartin e sulmit.

Edhe pse tashmë dihet që objektivi dhe ëndrra e madhe mban emrin e Julian Alvarez, katalanasit kanë në listën e tyre të paktën edhe 6 emra të tjerë për sulmin, bën të ditur “Sport”.

Tre prej këtyre emrave luajnë në Bundesligë: Harry Kane, Serhou Guirassy dhe Fisnik Asllani. Kane ka një klauzolë që e lejon të largohet nga Bayern në fund të këtij sezoni për shifrën 65 milionë euro. Bavarezët në fakt po punojnë për rinovimin. Guirassy është përmendur edhe vjet për një transferim të mundshëm te Barcelona. Vlera e tij llogaritet te 50 milionë euro. Fisnik Asllani është një sulmues i ri, por një alternativë shumë interesante. Sulmuesi i Kosovës do të largohet nga Hoffenheim në fund të këtij sezoni, klauzola e vendosur për të është 30 milionë euro.

Dy emra të tjerë që po ndiqen nga katalanasit, luajnë në Serie A: Marcus Thuram dhe Dusan Vlahovic. FRancezi mund të largohet nga Inter vetëm për shifrën 80 milionë euro. Vlahovic do të largohet falas nga Juventus në fund të këtij sezoni dhe Barcelona është një mundësi e mirë për të vazhduar karrierën.

Emri i fundit por jo më pak i rëndësishëm është ai i Armando González, sulmuesit meksikan të Chivas, vetëm 22-vjeç.

Teilen: