• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

7 të dëmtuar te Milani, ja kur kthehen Kalabria & CO

08/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas ndalesës për kombëtaret, janë 15 kuqezinjtë që do të udhëtojnë nëpër Europë dhe Amerikë me kombëtaret përkatëse. Ndërkohë janë shtatë lojtarët e Milanit që aktualisht nuk janë në dispozicion të trajnerit Fonseka dhe kjo vlen që para ndeshjes të së dielës në mbrëmje kundër Fiorentinës.

Milan 2024

Përveç pacientëve afatgjatë Florenci, Sportielo dhe Benaser, në Firence mungoi Davide Bartezagi, i pezulluar për një ndeshje pas kartonit të marrë kundër Leçes. Në fundjavë, një mori dëmtimesh kaploi kuqezinjtë të cilët humbën në një ditë Loftus Çikun, Kalabrian dhe Joviçin. Nëse ky i fundit ankoi një mbilodhje, kapiteni do të ketë disa ekzaminime shtesë për të kuptuar problemin në pulpë që e mundon prej më shumë se një muaji tashmë e që po i vë në diskutim të fortë edhe rinovimin.

Ndërkohë, këto dy javë pa ndeshje me Milanin, do t’i shërbejnë Loftusit të shërohet nga problemi me tendosjen muskulore që ka hasur të premten e kaluar në kofshën e djathtë. Për të tre futbollistët përflitet një rikthim në gatishmëri për ndeshjen e 19 tetorit në “San Siro” kundër Udinezes, teksa në këtë vit kalendarik lojtarë si Benaser dhe Florenci nuk do ta shohin aspak fushën. I vetmi që ka shpresë mes të dëmtuarve afatgjatë është portieri Sportielo i cili u dëmtua gjatë turneut amerikan.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Çfarë fshihet brenda rezidencës super-luksoze të Ronaldos?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.