• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, August 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

70 mijë tifozë kuqezinj në “San Siro”, Milani kërkon t’i prishë festën e titullit Interit

03/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi po shkon drejt titullit të 20-të në Serinë A dhe të gjithë janë të bindur te kjo.

Por Milani kërkon që ky titull të mos fitohet në derbi dhe kjo do të ishte dhurata më e bukur për tifozët kuqezinj.

Prandaj do të jetë një “San Siro” i mbushur plot e përplot, me biletat e shitura tërësisht për ndeshjen e së hënës së 22 prillit. Më saktësisht, do të jenë mbi 77 mijë spektatorë të pranishëm në këtë derbi të Madoninës, nga të cilët rreth 70 mijë do të jenë tifozë kuqezinj.

Një shtytje e publikut për të ekzorcuar fantazmat e së shkuarës, duke qenë se Milani i ka humbur të pesë derbet e fundit ndaj zikaltërve. Për momentin janë 14 pikë që i ndajnë dy skuadrat milaneze në renditjen e Serie A.

Nëse Interi kryesues do ta ruante diferencën midis 13 dhe 15 pikëve ndaj kuqezinjve, atëherë titulli do të ishte i mundur matematikisht vetëm me një fitore kundër skuadrës së Stefano Piolit në derbin e 22 prillit.

Megjithatë, nëse diferenca do të zgjerohej nga 16 deri në 18 pikë, atëherë edhe një barazim do të mjaftonte për të besuarit e Inzaghit në derbi. Një skenar, ky i fundit, i cili do të realizohej vetëm nëse kuqezinjtë do të merrnin vetëm një pikë në dy ndeshjet e ardhshm.

Next Post

Ernest Muçi vijon të ndiqet nga klubi anglez, në verë mund të luajë në Premier Ligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.