Monday, 23. March 2026
Sport

70 milionë paund për yllin e Brazilit, një tjetër dëshirë shtohet në listën e Guardiolës

GS 09/08/2023 1 Min. Lesezeit

Duket se merkato e Mançester Sitit nuk ka përfunduar ende me Pep Guardiolën që kërkon një tjetër lojtar në skuadër.

paketa

Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian, Lukas Paketa, i cili është pjesë e Uest Hemit prej një viti.

Siç bëjnë me dije mediat angleze, “qytetarët” i kanë ofruar plot 70 milionë puand “çekanëve”, por këta të fundit nuk janë ende gati që të humbasin një tjetër yll pas Deklan Rajs.

Kështu oferta e bërë nga Siti është hedhur poshtë nga Uest Hem, teksa pritet një tjetër takim mes palëve për të rënë dakord në një shumë të caktuar.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: