Maguette Gueye pritet të largohet shumë shpejt nga Partizani. Ylli i Demave është objektiv kryesor i gjigantëve bullgar të CSKA Sofie të cilët e kanë vëzhguar gjatë gjithë këtij sezoni.
Tashmë janë të bindur plotësisht dhe në tavolinën e presidentit Demi ka mbërritur oferta zyrtare prej 750 mijë eurosh, sipas shtypit të shkruar. Vetë lojtari insiston për largimin ç’ka e afron akomë më shumë marrëveshjen mes klubeve.
Një ofertë e majme, por jo ajo idealja për klubin që shpresonte ta shiste për shifra mbi 1 milionë euro duke thyer rekordin e Skukës (1.4 milionë).
Do të jetë e vështirë që senegalezi të mbahet para Europës dhe një rast i tillë do të ishte humbje në aspektin sportiv, por një plus i madh në atë financiar.