Monday, 23. February 2026
Sport

89-shi fiton dhe bëhet lider në Ligën e Parë

GS 23/02/2026 1 Min. Lesezeit

Trepça ’89 ka shfrytëzuar rezultatet befasuese të xhiros së 21-të në Ligën e Parë për ta rrëmbyer pozitën e parë në tabelë.

Skuadra e drejtuar nga Gani Sejdiu, të hënën fitoi në ndeshjen e fundit të kësaj xhiroje pasi në udhëtim mposhti Tefik Çangën.

Ndeshja e luajtur në Ferizaj, përfundoi me rezultatin 1:0 për Trepçën ’89, falë golit të shënuar nga Albin Kapra në minutat e fundit të takimit.

Me këtë fitore, Trepça ’89 prinë në tabelë me 45 pikë të mbledhura, një më shumë se Vushtrria e Dinamo që ndajnë pozitat dy dhe tre.

Për Trepçën ’89, kjo është fitorja e tretë në po aq ndeshje të luajtura në stinorin pranveror të Ligës së Parë.

Teilen: