free page hit counter
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 23, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

9 pikë në katër transfertat e fundit për bardhezinjtë, mësoni statistikat më të veçanta të Empoli-Juventus

03/09/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Empoli ka fituar dy nga katër ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Juventusit (H2), po aq fitore sa ato të arritura në 24 përballjet e mëparshme me bardhezinjtë (B3, H19). Tri nga katër sukseset e toskanëve kanë ardhur në ndeshjet në shtëpi (kurrë radhazi), duke përfshirë atë më të fundit më 22 maj.

empoli juventus

– Pavarësisht suksesit në ndeshjen më të fundit, vetëm kundër Interit (10) Empoli ka më shumë humbje sesa ndaj Juventusit në shtëpi në Serinë A (nëntë). Për më tepër, vetëm kundër Milanit (29) dhe Romës (26) toskanët kanë pranuar më shumë gola sesa ndaj bardhezinjve (25) kur kanë luajtur si pritës në kampionat.

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

– Skuadra ku militojnë shqiptarët (Berisha, Shpendi e Ismajli) ka humbur dy ndeshjet e para të këtij kampionati dhe nuk ka regjistruar tri humbje në tri ndeshjet e para të kampionatit në Serinë A që nga sezoni 2005-‘06 – një nga këto kundër Juventusit (0-4 në shtëpi). Për më tepër, në përgjithësi, toskanët kanë tri ndeshje që nuk shënojnë dhe nuk kanë luajtur katër ndeshje radhazi pa shkuar në objektiv që nga tetori 2016 (tetë, edhe në atë rast bardhezinjtë shfaqen në seri – 0-3 në shtëpi).

– “Zonja e vjetër” ka shënuar një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e para të këtij kampionati; Që nga rikthimi i Masimiliano Algrit (21/22), skuadra e tij nuk ka grumbulluar kurrë më shumë se një sukses në tri ndeshjet e para të sezonit: 1 fitore e 2 barazime në 22/23, dhe 1 barazim e 2 humbje në 21/22. Ndërsa në katër nga pesë sezonet e tij të mëparshme në krye të klubit, skuadra kishte mbledhur pikët e plota – përjashtimi i vetëm ishte 15/16 (B1, H2).

– Vlahoviç me shokë kanë marrë 9 pikë në katër transfertat e fundit të Serisë A (3F, H1), vetëm një më pak se në tetë ndeshjet e mëparshme jashtë fushe në kompeticion: 10 (3F, 1B, 4H).

– Ndër skuadrat që nuk kanë shënuar ende në këtë Serie A, Empoli është ajo që ka goditur më shumë herë kuadratin (10). Në përgjithësi, vetëm Napoli (13), Milani (13), Atalanta (12) dhe Udineze (11) deri më tani kanë numëruar më shumë goditje në portë sesa djemtë e Paolo Zanetit.

– Vetëm Fiorentina (3) ka shënuar më shumë gola nga krosimet se Juventusi (dy) në kampionatin aktual. Në Serinë A 22/23 vetëm Napoli (20) shënoi më shumë se bardhezinjtë (16) nga kjo dinamikë loje.

– Dushan Vlahoviç, pas golave kundër Udinezes dhe Bolonjës, mund të shënojë në tri paraqitjet e tij të para të sezonit për herë të parë në divizionin e lartë. Për më tepër, që kur Juventusi u kthye në Serinë A (2007/08) vetëm një bardhezi ka shënuar të paktën një gol në secilën nga tri ndeshjet e para të klubit të sezonit në turne: Paulo Dibala në sezonin 2017-‘18.

– Empoli është skuadra kundër së cilës Adrien Rabio ka marrë pjesë në më shumë gola në Serinë A: katër, rezultat i dy asistimeve dhe një dygolëshi (i pari nga dy i shënuar në Itali, më 21 tetor 2022 në stadiumin “Allianz”). Që nga debutimi i tij me Juventusin në turne (gusht 2019), ai ka qenë me më shumë gola në mesin e mesfushorëve të klubit (14).


Next Post

Ramos merr ofertë të “majme”

Categories

Categories

  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In