Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Tifozët brohorasin në kor emrin e Mesit, tërbohet Kristiano Ronaldo! Reagimi i yllit portugez bën xhiron e rrjetit

GS 31/10/2023 1 Min. Lesezeit

Lionel Mesi fitoi mbrëmjen e djeshme Topin e Artë numër 8 në karrierë. Interesant është fakti se për çdo arritje të yllit argjentinas, nuk mungojnë ngacmimet ndaj Kristiano Ronaldo, që është dhe rivali historik i “Pleshtit”.  

RONALDO

CR7 ra pre e provokimeve të tifozëve në ndeshjen e fundit të Al Nassr në Kupë përballë e El Etiffaq, teksa tifozeria kundërshtare nisi të thërriste në kor emrin e Mesit. Ky fakt tërboi portugezin, nuk hezitoi të reagonte dhe i bëri me shenjë tifozëve të heshtnin. Ky koment nuk i ka shpëtuar kamerave, teksa është bërë viral në rrjetet sociale. Për më tepër shikoni pamjet:  

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: