Tuesday, 19. May 2026
Sport

Dramë në ndeshjen Belgjikë – Angli, futbollistes iu dha oksigjen pas përplasjes në fushë

GS 01/11/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Belgjikës për femra ka mposhtur Anglinë me rezultat 3:2 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kombeve.

Ajo ndeshje u shënua nga momente të vështira dhe një dëmtim i futbollistit të skuadrës mysafire, Alex Greenwood, raportojnë mediat angleze, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 18-të ka ndodhur një përplasje mes saj dhe një lojtari të kombëtares belge dhe që në momentin e parë u kuptua se Greenwood ishte në gjendje të keqe.

Ekipet mjekësore dolën me shpejtësi në terren dhe shumë shpejt dhe asaj iu desh që ti jepet oksigjen.

Futbollistja e Manchester Cityt u largua nga fusha me një mbajtëse në qafë dhe një maskë oksigjeni. /Lajmi.net/

Teilen: