“Dashuria” mes Alfonso Dejvisit dhe Bajern Mynihut me shumë gjasa po përjeton muajt e fundit sipas raportimeve nga mediat gjermano-spanjolle. “Abendzeitung” thekson se bordi i kampionëve të Bundesligës është lodhur me deklaratat e papjekura të agjentit Nik Huzeh, (menaxheri i Dejvisit) dhe pavendosmëria e futbollistit kanadez.
Kontrata në Mynih i skadon verën e vitit 2025, por Bajerni nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero “raketën” kanadeze dhe kësisoj emri i tij është “skalitur” në listën e largimeve.
PLANI I REALIT- Mediat iberikase kanë hedhur një vështrim më të gjerë se si Reali mund të bëjë pronë të vetën Dejvisin pa shpenzuar shumë dhe kanë gjurmuar rastin e Toni Krosit.
Në vitin 2014, madrilenët transferuan Krosin prej Bajernit në kuotën e 40 mln eurove, ndërkohë vlera në tregon përkon me 70 mln euro. Po në të njëjtën linjë sipas “AS” pritet të finalizohet edhe operacioni “Dejvis”.
Thuhet se Florentino Perezit nuk do t’i nevojitet më tepër se 50 mln euro në veshjen si “galaktik” tek Alfonsos, shto presionin e largimit falas drejt bavarezëve. 70 mln euro, shuma që e vlerëson mediumi i specializuar “Transfermarkt” ish-lojtarin e Vankuverit.
PANORAMASPORT.AL