Tuesday, 31. March 2026
Sport

Basketbollistët e Denver Nuggets e festuan edhe në aeroplan “Halloweenin”

GS 01/11/2023 1 Min. Lesezeit

Basketbollistët e Denver Nuggets fluturuan me aeroplan për në Minneapolis, ku natën mes të mërkurës dhe të enjtes i pret një ndeshje kundër Minnesota Timberwolves në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Ata kanë udhëtuar në mënyrë krejt të veçantë të veshur me kostume të “çmendura” për ta festuar kështu edhe në ajër festën “Halloween”, raportojnë mediat në SHBA, shkruan lajmi.net.

Aaron Gordon, Kentavious Caldëell-Pope, Deandre Jordan, Reggie Jackson, madje edhe trajneri Michael Malone respektuan traditën vendase dhe mbanin kostume të veçanta.

Kjo gjë u ka bërë përshtypje të gjithë në aeroport. /Lajmi.net/

Teilen: