Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Hasani “hero”, Tirana rikthehet te fitorja duke mposhtur Teutën

GS 01/11/2023 1 Min. Lesezeit

Tirana ka arritur të fitojë me shifrat 2-0 ndaj Teutës në “Selman Stërmasi”.

Tirana kaloi në minutën e 12’ në avantazh me anë të Hasanit, ku pas një pasimi perfekt në zonë, sulmuesi bardheblu përfitoi duke krijuar hapësirën e duhur dhe duke e bërë të pamundur gjuajtjen në drejtim të portierit Dema.

Goli i dytë dhe i sigurisë erdhi në fundin e sfidës, pasi në minutën e 82’ Hasani shënoi përsëri, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë.

Tirana është rikthyer kështu te fitorja, ku me tre pikët e marra sot ndaj durrsakëve janë ngjitur në vendin e tretë të tabelës me 17 pikë, ndërsa Teuta mbetet në zonën e kuqe, në vendin e nëntë me 11 pikë./h.ll/abcnews.al

Goli i pare i Hasanit

Goli i dytë i Hasanit

Teilen: