Saturday, 21. March 2026
Sport

Kosova me gjashtë garues në Kampionatin Evropian të xhudos

GS 01/11/2023 1 Min. Lesezeit

Në Montpellier të Francë nga 3 deri më 5 nëntor do të zhvillohet Kampionati Evropian i xhudos.

Kosova do të paraqitet me gjashtë garues në këtë Evropian.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha, Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova janë xhudistët që do të garojnë dhe do të synojnë medalje.

Lajmi konfirmohet nga Federata e Xhudos e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në këtë kampionat do të garojnë 46 shtete, 388 garues, 218 meshkuj dhe 170 femra. /Lajmi.net/

Teilen: