• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sa transferta në kampionat dhe Champions, 50 ditë ferri të Interit

01/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë pushimi pas suksesit ndaj Romës dhe ditën e djeshme Interi është rikthyer në stërvitje për të përgatitur transfertën aspak të thjeshtë të Bergamos.

INTER FITORJA

Deri më tani zikaltrit kanë qenë perfektë larg “San Siro”-s duke njohur vetëm fitore, por asnjë prej rivalëve në kampionat nuk ka qenë në nivelin e Atalantës. Pas Atalantës skuadra e Inzagit do të ketë përballë Frozinonen në Serinë A (Slacburgun në trasnfertë në Ligën e Kampioneve) deri në pauzën e kombëtareve, që do të bëjë që këto 50 ditë të mbetura të zikaltërve të jenë shumë intensive.

Përpos dy sfidave të kampionatit, rëndësia e transfertës së Austrisë është e madhe sepse një fitore do të thoshte sigurimi i kualifikimit, edhe pse vendi i parë në grup do të jetë ende në pikëpyetje. Fokusi do të lëvizë padyshim drejt kampionatit, ku Interin e presin përballje direkte që priten të ndryshojnë jo pak renditjen dhe rrugëtimin e zikaltërve.

Me rikthimin nga pauza Interin e presin transfertat ndaj Juves, Napolit dhe Lacios, ndërsa në “San Siro” do të zbresë Udineze (mes Juves dhe Napolit udhëtimi në Portugali për ndeshjen e kthimit me Benfikën dhe para bardheklatërve akti i fundit i Europës në Milano ndaj Sociedadit që mund të vendosë kryesimin e Grupit D).

Interi tani ka forcën e numrave dhe ndërgjegjësimin në anën e tij. Kundër Atalantës të shtunën, Inzagi kërkon konfirmim të mëtejshëm, një konfirmim që duhet mbajtur i paprekur në vazhdim.

DFHG

PANORAMASPORT.AL

Next Post

VIDEO/ Shpërthen festa në “Loro Boriçi”, Vllaznia në epërsi ndaj Erzenit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.