Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Forma e jashtëzakonshme e mesfushorit shqiptar, i shënon supergol nga goditja e dënimit skuadrës së Bundesligës

GS 01/11/2023 1 Min. Lesezeit

Shqiptari i Kosovës, Florent Muslija po kalon një formë të jashtëzakonshme me skuadrën e Paderborn. 25-vjeçari është shndërruar në një lider te skuadra që militon në Bundesligën 2, teksa mbrëmjen e sotme, nxori nga repertori i tij një tjetër perlë.

florent

Në minutën e 33-të, me një gjuajtje mjeshtërore nga goditja e dënimit, në duelin e Kupës së Gjermanisë ndaj Frajburg, Muslija shtangu portierin kundërshtar duke e lënë të palëvizur, teksa ngriti shifrat në 0-2. Shqiptari i Kosovës, më herët, në minutën e 4-t, asistoi për Bilbijan që shënoi golin e parë.  

Në këtë sfidë Paderborni arriti të triumfonte me rezultatin 1-3 ndaj Frajburgut që militon në Bundesligë, duke e eliminuar kështu skuadrën e elitës gjermane. Ky ishte goli i tretë radhazi për Muslijan që u zgjodh dhe lojtari i ndeshjes.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: