Nusair Mazraui i shpëtoi “ciklonit” të kritikave në media, si shkak i mesazheve pro Palestinës në luftën me shtetin e Izraelit. Përgjatë takimit ndaj Darmshtadit, mbrojtësi maroken shërbeu me 2 asiste, tregues se ai ka gjetur veten shumë shpejt pas lëndimeve.
Në prag të duelit me Sarbryken, 25-vjeçari ka rritur “kreditet” e prezencës së Manuel Nojerit si numri “1”. “E them me bindje se Nojeri është në një ligë të tijën.
Nuk mund të harrojmë atë se çfarë ka bërë Ulraish në takimet pararendëse, por gardiani 37-vjeçar të jep një ndjenjë sigurie në katërkëndësh.
Kur futesh në lojë dhe Nojerin e ke pas krahëve je i qetë, përjetim që çdo lojtar do të dëshironte ta kishte sa herë që zbriste në fushë”, tha Nusair Mazraui.
PANORAMASPORT.AL