Monday, 16. March 2026
Sport

Duel i shqiptarëve në Kupën e Rusisë, dyshja Daku e Mitaj shkëmbejnë fanellat pas ndeshjes

GS 01/11/2023 1 Min. Lesezeit

Në ndeshjen e sotme në Kupën e Rusisë mes Lokomotivës së Moskës dhe Rubin Kazanit, njëherit ka ballafaquar edhe dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Mario Mitajn dhe Mirlind Dakun.

Mitaj u inkuadrua në fund të ndeshjes për ekipin nga Moska, ndërkohë Daku luajti që nga fillimi i pjesës së dytë për mysafirët e Rubin Kazanit, përcjell lajmi.net.

Dyshja e Kombëtares kuqezi pas përfundimit të ndeshjes shkëmbyen edhe fanellat me njëri-tjetrin, duke mos munguar as përqafimi mes tyre.

Në fund, Lokomotiva e Moskës triumfoi 3:0 kundër Rubin Kazanit, duke kaluar në raundin tjetër të Kupës së Rusisë.

Për të parë pamjet e momentit në fjalë klikoni KËTU./Lajmi.net/

Teilen: