Hendbollistët e Kosovës kanë udhëtuar me optimizëm të madh drejt Sllovakisë, ku do ta luajnë njërën prej dy ndeshjeve në kuadër të fazës së parë të kualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror të vitit 2025.
Kosova të martën ka ateruar në Sllovaki, ndërsa të enjten do ta zhvillojë ndeshjen e parë. Dueli mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet në Povazska Bystrica dhe nis në orën 18:00.
Drilon e Drenit Tahirukaj nuk i janë përgjigjur ftesës pozitivisht, ndërsa Bujar Ramosaj e Valon Dedaj nuk kanë mundur të grumbullohen. Të gjithë këta janë pjesë e skuadrës zvicerane, Kreuzlingen.
Përfaqësuesja e Kosovës ende nuk është kualifikuar në ndonjë ngjarje të madhe, pavarësisht që vitet e fundit shënoi disa fitore të bujshme, por që nuk ishin të mjaftueshme.