• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kroatët marrin brazilianin 14-vjeçar në kombëtare, edhe pse e kërkon Brazili, ai po mendon vetëm për Kroacinë

02/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi më i madh në Kroaci, Dinamo Zagreb është një ndër akademitë më të forta në botë sa i përket futbollit.

Në këtë skuadër së fundmi po shkëlqen edhe një futbollist brazilian, Rafael Gomes Cirino, i njohur më mirë si Belinho.

Belinho 14-vjeçar nga Brazili, ka vendosur të refuzojë ftesën e kombëtares braziliane, pasi dëshiron të luajë vetëm për kombëtaren e Kroacisë, pasi prej disa vitesh jeton në këtë vend.

Këtë informacion e ka konfirmuar menaxheri i lojtarit, Andy Bara, i cili ka folur për “Indeksin” kroat, shkruan lajmi.net.

“Na thirrën nga Federata e Futbollit të Brazilit, por djali dëshiron të luajë për Kroacinë. Njerëzit nga Federata Kroate e Futbollit u përpoqën shumë që ai të pranonte ftesën e tyre dhe tashmë po punojmë për t’i marrë një pasaportë, e cila duhet të jetë gati deri në fund të vitit. Belinho është shumë mirë në Kroaci, familja e tij është gjithashtu e lumtur këtu dhe ai flet shkëlqyeshëm kroatisht dhe e konsideron Zagrebin shtëpinë e tij”, tha Bara.

Interesimin e kanë konfirmuar edhe Federata Kroate, ku kanë thënë se tashmë kanë biseduar me trajnerin dhe se të gjithë duan që Belinho të luajë për Kroacinë.

Belinho mbërriti në Dinamo në vitin 2021, në kohën e Covid 19, por më pas nuk mundi të regjistrohej pasi nuk e lejoi FIFA.

Më pas ata u kthyen në Brazil dhe pas një tragjedie familjare.

Ai humbi nënën e tij, kështu që babai i tij vendosi të sillte Belinho dhe vëllain e tij në Kroaci, ku pati një shans për të gjetur një punë.

Belinho e nisi në NK Vinodol, para se të kalonte te Dinamo nga Zagrebi. /Lajmi.net/

Next Post

Papa Françesku zbulon të preferuarin e tij në futboll: Më i miri në histori është Pele

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.