• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Sefte” në Ligën e Parë, trajneri Idrizi: Drenica synon rikthimin në Superligë

02/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të parë që nga paslufta, Drenica garat po i zhvillon në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë.

Kuqezinjtë nga Skenderaj synojnë rikthimin në elitën e futbollit kosovar, vetëm një edicion pas rënies.

Trajneri i skuadrës së Drenicës, Bashkim Idrizi thotë se nuk është e lehtë largimi nga elita pas më shumë se dy dekadash.

Ai tha se ata objektiv kanë rikthimin në kampionatin elitar të futbollit kosovar.

“Me keqardhje duhet ta them. Unë jam ai që e kam udhëhequr Drenicën kur jemi inkuadruar në Superligë deri në vitin 2006. Atëherë jam larguar. Tani jam kthyer. Mirëpo, ai motivi dhe ajo psikologjia e futbollistëve ka rënë për toke. Tani kemi filluar të kthehemi. Kemi një kryesi që është e interesuar të vazhdojë përpara ky klub”, tha Idrizi për lajmi.net.

“Nuk ka qenë e lehtë pas 24 viteve të largohesh nga elita, në vend se të dalim në arenë ndërkombëtare”, shtoi ai.

“Synimet e klubit janë që ne të kthehemi në Superligë. Kemi pasur një start të dobët, por besoj që në vazhdimësi do të shkojmë nga loja në lojë. Në janar ndoshta duhet të ketë përforcime” – tha ai tutje.

Storien e plotë të realizuar nga lajmi.net mund ta shikoni edhe në videon e mëposhtme./Lajmi.net/

Next Post

Pogba pozitiv me doping, ja sa vite pezullim rrezikon…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.