• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Deçiqi lufton për titull dhe Kupë në Mal të Zi, Pjetër Lulgjuraj: Shpresojmë se do ia dalim

02/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit po lufton për titull dhe Kupën e Malit të Zi.

Deçiqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi.

Futbollisti Pjetër Lulgjuraj është trim i ndeshjes, duke shënuar në minutën e 90+2 dhe i siguroi fitoren ekipit me rezultat 2:1 ndaj OFK Petrovacit, në ndeshjen që u zhvillua në fushën e OFK Titogradit. 

Image

Lulgjuraj me fanellë të kuqe në veprim

Lulgjuraj është i lumtur për golin dhe kualifikimin.

Tuzjanët synojnë për herë të tretë finalen, siç thuhet në zhargonin sportiv, e treta e vërteta, Kupa të shkojë në Tuz.    

Lugjuraj ka folur për gazetën kombëtare në lidhje me fitoren e mbrëmshme në frymën e fundit.

“Kemi pas një kundërshtar shumë të fortë, në një fushë shumë të vështirë për lojë, por ne treguam vullnetin dhe besuam deri në minutat e fundit për të kaluar në gjysmëfinale”, thotë Lulgjuraj.

Pas 14 jave në kampionatin malazez, Deçiqi kryeson me 29 pikë, duke lënë pas Buduçnostin me 28, Jezero 21 pikë etj.

Deçiqi është favoritëve për të fituar edhe titullin e kampionit po ashtu edhe Kupën e Malit të Zi. 

“Jemi duke treguar rezultate të mira por nuk duhet menduar se jemi më të mirët, ka shumë për të luajtur”, ka nënvizuar futbollisti.

Lulgjuraj ka premtuar maksimumin me ekip në secilën ndeshje, që me fitore dhe suksese t’i gëzojnë tifozët e flaktë të klubit.

”Unë mundem vetëm të premtoj se ekipi do të jap maksimumin deri në fund, dhe shpresojmë se do ia dalim”, ka përfunduar Lulgjuraj.

Deçiqi bëhet gati për ndeshjen e radhës në Plevla, ku ndeshet me Rudarin në kuadër të javës së 15-të.

Presidenti i Deçiqit, Pal Dreshaj, me stafin e tij, po bëjnë një punë të madhe dhe ekipi në vitet e fundit është gjithnjë në pjesën e lartë të tabelës.

Next Post

Futsall: Prishtina 01 në grup me Benfikën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.