Klubi i futsallit Prishtina 01 nuk ka patur fat në grupin e Elite Round të Ligwn e Kampionëve në futsall.
Skuadra prishtinase do të jetë pjesë e Grupit B bashkë me gjigantë evropian si Benfika e Portugalisë dhe Kairat e Kazakistanit.
Pjesë e këtij grupi do të jetë edhe skuadra e Dobovec nga Sllovenia.
Ndeshjet do të luhen nga 28 nëntor deri me 3 dhjetor në Prishtinë.
Prishtina 01 ka avancuar në “Elite Round” pasi me sukses ka kaluar dy raundet paraparake të kësaj gare. /Lajmi.net/