Wednesday, 1. April 2026
Sport

De Bruyne: Nuk është normale

GS 02/11/2023 1 Min. Lesezeit

Manchester City po shkëlqen edhe në këtë sezon.

Kampionët e Anglisë dhe Europës në fuqi po marrin rezultatet pozitive në Premier League dhe në Champions League pavarësisht një mungese të rëndësishme si ajo e Kevin de Bruyne.

Mesfushori belg ka pësuar një dëmtim sezion në ndeshjen e parë të kampionatit dhe nuk ka qenë në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola.

Në një intervistë të dhënë për mediat belge, De Bruyne është kthyer të flasë për dëmtimin e tij:

“Sezonin e kaluar kam pasur për dy muaj probleme me kofshën, në javën para finales së Champions League isha në maksimumin e formës”, ka thënë belgu.

“Më pas duket sikur trupi im u dorëzua. Nuk e kisha provuar kurrë një gjë të tillë, nuk kisha pasur kurrë një dëmtim kaq serioz.

Një operacion për një dëmtim në kofshë nuk është as një gjë e zakonshme”.

Teilen: