Tuesday, 19. May 2026
Sport

ZYRTARE/ Kërkohej nga Liverpuli për të zëvendësuar Salahn, ylli i Realit zgjedh ku do të luajë në të ardhmen

GS 02/11/2023 1 Min. Lesezeit

Pas Viniciusit, Reali i Madridit i ka rinovuar kontratën edhe yllit tjetër të së ardhmes, Rodrigos.

rodrigo

Braziliani i talentuar ka firmosur me “galaktikët” deri në vitin 2028, duke i garantuar siguri në sulm Realit dhe për disa vite të tjera.

Rodrigo së fundmi kishte një interesim nga Liverpuli, duke e parë si të duhurin për të zëvendësuar Momo Salahn, por duket se braziliani nuk ka ndërmend që të lëvizë nga “Santiago Bernabeu”.

Duket se fushata e rinovimeve te Reali nuk ka mbaruar ende, që sipas mediave spanjolle tashmë e kanë radhën Eder Militao, Eduardo Kamavinga dhe Frederiko Valverde.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: