Më 20 nëntor, Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese në grupin E kundër Ishujve Faroe.
Shqipëria është në kërkim të kualifikimit për Euro 2024 dhe ka vetëm dy ndeshje të mbetura, shkruan lajmi.net.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se nga dita e sotme kanë dal në shitje biletat për sfidën e fundit dhe mund të blihen në linkun: ebileta.al.
Kjo përballje është planifikuar të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’.
Përpara kësaj ndeshje, “kuqezinjtë” do të përballen me Moldavinë në udhëtim më 17 nëntor.
Me dy ndeshje të mbetura Shqipëria është në vendin e parë në grup me 13 pikë, dy më shumë se Çekia që është në vendin e dytë, kurse Ishujt Faroe dhe Moldavia janë në vendet e fundit. /Lajmi.net/