Tuesday, 19. May 2026
Sport

Ibrahimoviçi i Kosovës i shënon Torinos

GS 02/11/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviçi, ka zhbllokuar rezultatin në përballjen e Kupës së Italisë ndërmjet Torinos dhe Frosinones.

Ai ka shënuar për Frosinonen për rezultatin 0:1, në minutën e pestë.

Për sulmuesin ky është goli i parë për klubin, pasi te Frosinone është transferuar si huazim nga Bayern Munichu.

17-vjeçari ka realizuar gol të bukur kundër Torinos në udhëtim në minutën e pestë, në ndeshjen e 1/16 së Kupës së Italisë.

Megjithatë Torino barazoi rezultatin në minutën e 31-të me anë të David Zimas.

Te Torino titullar është Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i Kosovës. /Lajmi.net/

Teilen: