Një përballje jo e vogël kokë më kokë mes Mois Kenit dhe Kristiano Xhuntolit, ku mori pjesë edhe Marko Landuçi, zëvendësi i Maks Alegrit. Pothuajse një pakt për Juventusin: të gjithë e mbështesin sulmuesin në këtë moment forme, por edhe fati të pakët për shkak të shumë golave të anuluar së fundmi.
Megjithatë dalja e diskutueshme e së shtunës së kaluar nga fusha dhe fjalët drejt trajnerit nuk u pëlqyen. Një ballafaqim i shëndetshëm, kuptimplotë: i dobishëm për të sqaruar atë reagim të shmangshëm.
BALLAFAQIM- Pas dy golave të anuluar, Ken u shfaq mjaft nervoz. Aq sa mori një karton të verdhë për një gjest të vrazhdë ndaj arbitrit. Prandaj vendimi i Alegrit për ta larguar atë nga fusha menjëherë më pas: i gjithë publiku i stadiumit në këmbë për të duartrokitur performancën e tij, por ende një gjest zhgënjimi nga lojtari. Me ato “pse?” drejt pankinës dhe duke shkuar drejt e në dhomat e zhveshjes (vetëm për t’u kthyer më pas, i bindur nga Pinsolio) rrezikoi të linte në hije performancën e tij: ndër më të mirët deri në atë pikë të ndeshjes. Juve beson fort te lojtari, trajneri – siç i përsëriti Landuçi – dëshiron të fokusohet tek ai, por respekti i plotë .
Gjithmonë në fushë, gati rinovimi për Lokatelin Manuel Lokateli së shpejti do të shpërblehet me rinovimin ekontratës deri në vitin 2028. Lojtari është shprehur optimist dhepo ashtu klubi e ka shoqëruar me vullnet të plotë firmën. Pavarësisht se ka edhe tre vite të tjera marrëveshje, palët kanë rëndëdakord për një pak të ri. Në sezonin aktual, 25-vjeçari ka qenëndër lojtarët më të përdorur nga Alegri me 10 prezenca në po aqndeshje ku të gjitha ka qenë titullar. Në bilancin e Lokatelit 884minuta në fushë plus një asist dhe një gol si ai që i dha tri pikëbardhezinjve në sfidën e kreut ndaj Milanit.për zgjedhjet teknike nevojitet gjithashtu.
PAKT PËR JUVEN- Mois Ken po përjeton një moment të shkëlqyer në formë. Mes derbit dhe Veronës ai regjistron tre gola të anuluar dhe për më tepër është i vetmi sulmues i Juventusit që zyrtarisht nuk ka shënuar ende gol këtë vit. Por ai është rritur shumë në krahasim me të kaluarën dhe tani duket qartësisht më i pjekur. Alegri e bëri të debutonte në një moshë shumë të re: ai ishte i pari i lindur në vitin 2000 që debutoi në Serie A, përpara se të kishte një sërë përvojash duke udhëtuar nëpër Itali dhe jashtë saj. Rikthimi në Juve u ndikua nga dëshira e lojtarit për të gjetur trajnerin që e kishte nisur dhe nga i njëjti trajner që besonte gjithmonë te potenciali i djalit, i cili ndër të tjera u rrit në klub që në moshën 9- vjeçare. Ndonjëherë Ken merrte një masë disiplinore, jo këtë herë: mjaftonte një përballje e pjekur me Xhuntoli dhe Landuçi, teksa paqja ishte si dhuratë për 126 vjetorin e klubit bardhezi.
PANORAMASPORT.AL