Tuesday, 19. May 2026
Sport

Ademi: Stadiumi i KF Vjosa me fushë të re

GS 02/11/2023 1 Min. Lesezeit

Një tjetër projekt ka filluar të realizohet. 

“Stadiumi i KF Vjosa së Shtimes shpejti do të pësojë një transformim të madh dhe ne jemi krenarë të ndajmë këtë moment të rëndësishëm me komunitetin e futbollit në Shtime dhe më gjerë, ka thënë Agim Ademi, presidenti  shkruan nga FFK-së. 

Federata e Futbollit e Kosovës po kryen një përmirësim të thellë në fushën e këtij stadiumi, me qëllim që të krijojë një ambient më të mirë për lojtarët e KF Vjosa dhe talentet e kësaj ane.

“Me fushën e re dhe të kualitetit të lartë po e ndihmojmë KF Vjosa dhe komunitetin e futbollit në qytetin e Shtimes.

Ky projekt dhe të tjerët që po finalizohen dita ditës janë shembulli më i mirë i angazhimit tonë për futbollin dhe të rinjtë që janë të pasionuar për këtë sport.

Vazhdojmë nga projekti në projekt në çdo pjesë të vendit!”, tha Ademi.

Teilen: