• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Operacioni i shpëtimit/ Pastorët Tekila e Latika dhe njësia speciale antidrogë, si po kërkohet babai i Diazit në xhungël

02/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Qen zbulimi po përdoren nga policia kolumbiane, teksa po ngushtojnë lokalizimin e vendndodhjes së babait të rrëmbyer të yllit të Liverpulit, Luis Diaz. Autoritetet kolumbiane besojnë se strofulla e bandës pengmarrëse ndodhet në terrenin jomikpritës të xhunglës së maleve Periha pranë kufirit me Venezuelën.

POLICIA

Dy qen pastorë gjermanë të quajtur Latika dhe Tekila i janë bashkuar tashmë gjuetisë dhe shefat e policisë kolumbiane thonë se do të angazhohen akoma më shumë derisa të gjejnë babanë e futbollistit, Luis Manuel Diaz dhe rrëmbyesit e tij.

Qentë janë trajnuar në zbulimin e erës së rrobave dhe besohet se ata tashmë janë ekspozuar ndaj aromës së babait të Diaz. Ushtrisë së vendit tashmë i është bashkuar një skuadër komando elitare e policisë antidrogë, e specializuar në operacionet komplekse në xhungël për të gjetur 58-vjeçarin. Drejtori i Policisë Kombëtare Kolumbiane, Uilliam Rene Salamanka Ramirez, ka konfirmuar se qentë e zbulimit i janë bashkuar operacionit. Ai tha:

“Ka dy qenë me udhërrëfyesit e tyre. Tekila dhe Latika i bashkohen kërkimit me policinë dhe ushtrinë për të gjetur babanë e Luis Diazit. Më shumë qenë do të bashkohen për të na ndihmuar në këtë kërkim. Këta qenë kanë marrë pjesë në operacione të rëndësishme shpëtimi në disa vende, përfshirë xhunglën. Kjo është arsyeja pse ata janë këtu”.

PROTESTA

Mediat lokale po raportojnë se ekspertët e inteligjencës së policisë kanë identifikuar shtatë vende kyçe si pjesë e një operacioni për të kapur pengmarrësit që të kalojnë kufirin me Venezuelën me pengun e tyre. Kërkimi po përqendrohet në brigjet e lumenjve dhe përrenjve në malet jomikpritëse të Perihës, sepse mendohet se pengmarrësit duhet të jenë pranë ujit për të mbijetuar.

Çdo orë që kalon shton frikën pas rrëmbimit të së shtunës, në të cilën nëna e Diazit, Silenis Marulanda u rrëmbye gjithashtu përpara se të shpëtohej disa orë më vonë, se banda kriminale kishte arritur tashmë në Venezuelë. Por gjenerali Salamanka tha se ishte i bindur se ata ishin ende në Kolumbi pasi u futën edhe komandot elitë të antidrogës për t’i kapur.

Një shpërblim deri në 200 milionë pesos, rreth 40,000 mijë paund, është ofruar nga autoritetet për çdo informacion. Pasditen e së martës, të afërm, miq dhe dashamirës dolën në rrugët e Barrankas, në rajonin kufitar të La Guahiras, për të kërkuar lirimin e pengut. Ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë, sulmuesi nuk ka udhëtuar së bashku me pjesën tjetër të skuadrës përpara ndeshjes së Kupës së Ligës kundër Bornmëthit dje mbrëma.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Granada e Uzunit rrezikon shkualifikimin nga Kupa

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.