Tuesday, 19. May 2026
Sport

Frosinone eliminon Torinon e Vojvodës

GS 03/11/2023 1 Min. Lesezeit

Frosinone ka mposhtur Torinon me rezultat 2:1 për ta eliminuar nga Kupa e Italisë.

Në këtë ndeshje morën pjesë dy lojtarë me prejardhje nga Kosova, Mëgim Vojvoda i Torinos, si dhe Arijon Ibrahimoviçi i Frosinones, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Ibrahimoviçi, zhbllokoi rezultatin në këtë përballje.

Ai ka shënuar për rezultatin 0:1, në minutën e pestë.

Për sulmuesin ky është goli i parë për klubin, pasi te Frosinone është transferuar si huazim nga Bayern Munichu.

Megjithatë Torino barazoi rezultatin në minutën e 31-të me anë të David Zimas.

90 minutat përfunduan 1:1 dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Reinier shënoi në minutën e 98-të për rezultatin përfundimtar.

Vojvoda luajti ndeshjen e plotë, derisa Ibrahimoviçi u zëvendësua në të 78-tën. /Lajmi.net/

Teilen: