Deri më tani ka munguar treni i zakon shëm me shpejtësi të lartë në binarin e majtë. Në këtë pjesë të parë të sezonit, Milani ende nuk e ka shfrytëzuar plotësisht një nga armët më të mprehta të viteve të fundit.
Teo Hernandez është aty, por të paktën për momentin nuk duket si ai. Anësori kuqezi shpesh është shfaqur i ndrojtur dhe i shpërqendruar. Dhe mbi të gjitha, shumë faull. Me numra që tregojnë disa hapa prapa në krahasim me të kaluarën. Për shembull për sa i përket vlerësimit mesatar në 10 ndeshjet e para të kampionatit. Viti 2019: 6.35. Viti 2020: 6.35. Viti 2021: 6.37. Viti 2022: 6.44. Viti 2023: 5.93. Kolapsi. Duke marrë parasysh pjesën e parë të sezonit, francezi ka bërë 8 paraqitje në kampionat dhe 3 në Champions këtë vit.
Vitin e kaluar ishin 9 në Serinë A dhe 3 në Europë. Në kampionatin 2022/23, në këtë pikë numri 19 i kuqezinjve kishte shënuar një gol dhe një asist, deri më tani vetëm goli i shënuar ndaj Torinos ka zbukuruar statistikat. Vlen të përmendet gjithashtu një mesatare më e keqe e goditjeve totale (1.1 kundrejt 2.6), goditjeve në portë (0.3 kundrejt 0.5), dhe prekjeve në zonën e kundërshtarit (2.3 kundrejt 6.7) dhe dueleve të fituara (3.4 kundrejt 6.1). Të dhëna për të mos u nënvlerësuar.
NDESHJET E FUNDIT – Shenja e rënies vjen më qartë nga ndeshjet e fundit, shpesh të pamjaftueshme, në të cilat Hernanez nuk ka bindur në të dy fazat. Ndaj Napolit tentoi në disa raste dhe pa sukses të depërtonte murin blu, por ajo që peshonte mbi të gjitha ishte mungesa e bindjes në fundin e aksionit 2-1 të Politanos. Performancë e ngjashme me PSG-në, me pak mprehtësi në zonën sulmuese, pavarësisht mundësive të ofruara nga qëndrimi i dobët difensiv i Dembelesë, dhe disa hutime të tepërta në mbrojtje. Emblematik në këtë kuptim është aksioni 3-0 i Li KangIn, pa asnjë tentativë ndërhyrjeje nga ana e Teos.
KARTONËT – Duke u kthyer prapa, anësori kuqezi kishte humbur ndeshjen e madhe në “San Siro” kundër Juventusit për shkak të kartonit të verdhë që mori kundër Xhenoas. I pesti në gjashtë ndeshje, që shihen si një rezultat aspak pozitiv. Dhe pikërisht këtu hyn në lojë një nga temat e dobishme për analizë. Deri më sot, Teo ka grumbulluar tashmë të njëjtin numër prezencash si në sezonin 2021/22, i cili përfundoi me fitoren e titullit, dhe dy më pak se vitin e kaluar (7).
Mbi të gjitha, krahasuar me dy sezonet e fundit, ai fiton mesatarisht më pak faulle. Deri më tani ai ka pësuar 11 në 8 paraqitje, vitin e kaluar kishte 57 në 32 ndeshje dhe një vit më parë madje 74 në 32 ndeshje. Me pak fjalë, numra të dukshëm dhe të lidhur me një aspekt jo të parëndësishëm, të shfrytëzuar shpesh nga Pioli për të minuar shumë ndeshje. Për të rifituar freskinë e ditëve më të mira, Milanit do t’i duhet edhe Teo i vërtetë. Një tren që duhet të vijojë të lëvizë me saktësi.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL