• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish – sulmuesi i Barcelonës habit me deklaratën

03/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish – sulmues i Barcelonës, Bojan Krkiç tashmë i tërhequr nga futbolli është rikthyer në klubin blaugranas me një rol të veçantë, për t’u kujdesur për të rinjtë e akademisë. Në një dokumentar mbi projektin e ri, ai thekson se të rinjtë nuk duhet të kenë si shembull vetëm Lionel Messin, Cristiano Ronaldo apo Rafael Nadal. 

“Si Mesi ashtu edhe Ronaldo apo Rafael Nadal, nuk janë shembuj të zakonshëm. Nuk mund të jenë ata shembujt për të rinjtë, bëhet fjalë për emra të jashtëzakonshëm. Nuk mund të konsiderohesh i suksesshëm vetëm nëse ndjek hapat e tyre dhe nëse nuk ia del, atëherë nuk je i suksesshëm.

Nuk është kjo e vërteta. Suksesi është i ndryshëm për të gjithë. Për mua i suksesshëm konsiderohet Serxhio Kanajes. Ka dëmtuar tre herë gjurin dhe përsëri ia doli të ishte pjesë e kombëtares. Një tjetër rast suksesi është Hoselu.

Ai mbërriti te Real Madrid në moshën 33-vjeçare. Këto janë shembuj të mirë suksesi. Unë mund të kisha shënuar edhe 200 gola me Barcelonën, por shënova 84. 

Nuk mund të mërzitem se përse nuk shënova 200, kam vendosur të vlerësoj të gjithë sakrificat që kam bërë për të shënuar 84. Prandaj, të rinjtë duhet të japin maksimumin dhe të mos krahasohen gjithnjë me emra që janë të jashtëzakonshëm”, u shpreh Krkiç.

Next Post

Mbappe mund të nënshkruajë me Real Madridin tek në janar, zbulohet paga që i ofroi Perez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.