Bajern Mynih përjetoi humbjen më të beftë jo vetëm në sezonin aktual, por edhe ndër etapën e fundit 2-1 ndaj modestëve të Sarbryken, raundi i dytë, Kupa e Gjermanisë.
Vështirë të besosh se ekipi i Tomas Tuhelit që ka në përbërje sulmin më të mirë në Europë në rang “top 5” ligat kryesore të kontinentit të vjetër dorëzohet pakush- te karshi rivalit që militon në ligën e tretë të Gjermanisë. Disfata në fjalë la “gjurmë” nga taktikat e Bajernit, duke filluar prej mbrojtjes e deri tek “arkitekti” Tomas Tuhel.
MBROJTJA, NË PIKË TË HALLIT-Pësimi i të dy golave erdhi prej kaotizmit në pra- pavijë. Shumë të çrregullt në spastrimin e zonës. Konkre- tisht para golit të parë nga kampi i vendësve, Kim edhe pse në gjendje të mirë fizike, kreu një sërë gabimesh në mbrojtje, totalisht i shkujdes- ur. Edhe pas baraspeshës, rendimenti i ulët prej lojtarit korean vijoi. Konard Laimer ndonëse zbriti në fushë për të mbuluar hendekun e lënë prej lëndimit të Matajs de Ligtit, mendoi me tepër për lojën sulmues. Përgjatë 2 ras- teve në kuadratin e kampi- onëve të Bundesligës, nga Sarbryken dy herë shënuan, komponentë se prapavija e miqve po përjeton formë jas- htëzakonisht katastrofike, aq me shumë kundër një rivali thuajse amator. Vështirë të mendohet se me këtë formë Bajerni mund të pretendojë sukses në Champions.
LARGIMI PA NDER-Tomas Myler, Matis Til dhe Buna Sarr, te vetmit lojtarë që ngushël- luan tifozët nga formacioni fillestar, teksa pjesa tjetër u drejtua menjëherë drejt dhomave të zhveshjes. Është gati e pamundur që sjellje të tilla të evidentohen në grupin e Bajernit më parë. Faktori në fjalë demonstron se lidhja e fortë me mbësh- tetësit ka rënë. Prej futbol- listëve të inkuadruar në lojë, Myler mori përgjegjësin dhe peshën e “fajit”, duke u kërkuar falje tifozëve për re- zultatin dhe falënderuar rreth pjesëmarrjes në transfertë.
TRAJNERI, ME TAKTIKA AMATORI-Tomas Tuhel ak- tivizoi në fushë nga minuta e parë Buna Sarr, i cili është “harrur” në Mynih, po ashtu i dha përparësi të riut Kracig, krahas opsioneve me përvojë në fazën ofensive. Si të mos mjaftonin këto zgjedhje të çuditshme, trajneri 50- vjeçarë e la në stol bomb- erin Herri Kejn, ndonëse kish- te mundësi ta zbriste në fushë në minutat ven- dimtare. Pas ndeshjes nuk e mori përsipër përgjegjësin e humbjes dhe nuk e gjeti dot fajtorin se nga erdhi disfata.
PANORAMASPORT.AL