• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbape, të gjitha rrugët e çojnë në Madrid në 2024-ën. Në Paris po bëjnë të pamundurën që ta mbajnë

03/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbape gjatë një ndeshje kundër Realit të Madridit në Ligën e Kampioneve N ë Valdebebas të gjithë janë të mrekulluar pas “çmendurive” të Xhud Bellingamit. Por në Madrid janë të gjithë sy e veshë nga Parisi dhe nga Kilië Mbape, të bindur se në qershorin e ardhshëm do ta veshin me të bardha. Protagonisti hesht dhe bën gjeste kur pyetet.

mbape

Nëna e tij, protagonistja tjetër e filmit, nuk shihet aq shumë sa dikur, por në mjedisin e futbollit europian ajo vazhdon të tregojë se e ardhmja e Kilië Mbapesë është në “Santiago Bernabéu”. Të hënën mbrëma në Paris, me “Topin e Artë” që i shpëtoi sërish, askush nuk guxoi ta mohonte këtë mundësi si të vërtetë. Në dhomat e zhveshjes së Realit të Madridit është diçka që merret si e mirëqenë. Agjentët, lojtarët dhe gazetarët e pranishëm në teatrin “Chatelet” dhe zonat përreth besojnë se mbërritja e sulmuesit në “Bernabéu” në vitin 2024 është i sigurt.

Në Paris, drejtuesit e PSG-së vazhdojnë të shpresojnë për të ndryshuar situatën, por të gjithë ata që pyesin në lidhje me vazhdimësinë e tij me klubin parisien përgjigjja është e qartë: shumë e komplikuar. Situata duket e njëjtë me atë të përjetuar në vitin 2021. Dy muaj para fillimit të numërimit mbrapsht – që nga janari Mbape do të jetë i lirë për të biseduar me çdo klub të mundshëm – askush nuk ka dyshime për të ardhmen e tij. Vinicius, Rodrigo, Bellingam janë pro idesë së ardhjes së tij dhe e dinë se në një mënyrë apo në një tjetër të gjithë mund të përshtateshin me francezin në fushë. Mbape zuri vendin e dytë në ceremoninë e “Topit të Artë” të hënën në Paris.

Ishte i fundit erdhi dhe i pari që u largua nga skena. Ai nuk ndihej rehat në asnjë moment. Francezi nuk ishte në qendër të vëmendjes, ashtu siç i pëlqente, por e vërteta është se prania e tij e thjeshtë ka shërbyer për t’i bërë njerëzit të flasin përsëri për të dhe të ardhmen e tij, pikërisht aty për aty. Heshtja që ka mbajtur që nga qershori i kaluar, aftësia e tij për të përballuar presionin e ushtruar nga PSG-ja gjatë verës, bashkëjetesa e mëvonshme dhe rezistenca e tij për rinovimin e kontratës, e rikthejnë në treg dhe në këtë moment emri që do të shfaqet sërish është Reali i Madridit, që duket se ka nisur t’ia qepë fanellën që do.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI- PANORAMASPORT.AL

Next Post

Tonali bën Juventus-in te dridhet: befasi e madhe për Allegri-n

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.