“Nuk kam arsye të jap dorëheqje”
Që kur Thomas Tuchel morri drejtimin e Bayernit, skuadra ka pasur ulje dhe ngritje.
Kampionët e Gjermanisë sfidën e radhës e kanë kundër Dortmundit.
Tuchel ka folur para ndeshjes dhe ka theksuar se ai nuk do të jap dorëheqje.
“Harrojeni dorëheqjen time, nuk kam arsye për ta bërë atë veprim. Sigurisht që humbja në Saarbrucken na zhgënjeu shumë, sepse kishim si objektiv fitimin e Kupës.
Duhet t’i lëmë mënjanë ndjenjat dhe ta harrojmë këtë disfatë. Por e dimë që do të duhet kohë që të na largohet kjo dhimbje. Gjithsesi, ne po zhvillojmë një kampionat madhështor dhe do të shkojmë në Dortmund për fitore”, u shpreh Tuchel.
Derbi gjerman do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:30.