Dëmtimi e shtyn edhe me disa ditë rikthimin e tij. E teksa mendon për t’u shëruar, Danilo ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit të Juventusit.
Kur lindi pasioni për futbollin?
Nuk e mbaj mend. Ndoshta kam qenë ende në barkun e nënës sime.
Kur e vendosët që do të ishit mbrojtës?
Isha 10-11 vjeç dhe luaja portier, por më thanë se nuk do të zgjatesha dot mjaftueshëm, kështu që u spostova në krah të mbrojtjes. Sidoqoftë, më shumë sesa roli, për të bërë karrierë duhet të dish të luash futboll.
Përse jeni mbrojtës atëherë?
Sepse është roli ku mund të mbash më shumë topin dhe mua më pëlqen të drejtoj skuadrën me topin nëpër këmbë.
Jeni tifoz i ndonjë skuadre përveç Juves?
Po, Flamengo në Brazil.
Përse jeni kaq i fiksuar pas numri 6-të?
Është një numër që mund ta mbajë çdo lojtar pa dallim roli. Fakti që te Juvja e ka pasur Shirea më bën krenar.
E kujtoni ndeshjen tuaj të parë në Itali?
Jam aktivizuar si zëvendësues në një ndeshje ndaj Napolit dhe kam shënuar pas 11 sekondash. Çfarë fati ë??
Si është të jeni kapiten i Juventusit?
E dua përgjegjësinë dhe të jesh kapiten i një skuadre si Juventusi të ngarkon me shumë përgjegjësi, sepse je i ndjekur në të gjithë botën.
Çfarë këshillash keni për ata që duan të jenë kapitenë?
Duhet të jesh gjithmonë në shërbim të skuadrës, kur mendon të heqësh dorë ose të mos ia dalësh, duhet të mendosh për shokët e skuadrës dhe se duhet t’u japësh shpresë dhe motivim.
Keni ndonjë ritual fatsjellës?
Bëj ushtrime frymëmarrjeje dhe prek tri herë ballin përpara se të puth një gisht të dorës.
Sulmuesi më i vështirë për t’u markuar?
Nejmar është shoku im i skuadrës te Brazili, por jemi përballur me njëri-tjetrin kur isha te Reali i Madridit dhe ishte gjithmonë e vështirë.
Ndonjë këshillë për të kapërcyer dëmtimet?
Mos mendo shumë për të ardhmen, jeto dita-ditës, përndryshe bëhet e rëndë. Kështu mbase e kanë më të lehtë.
Çfarë do të bëni pasi të ndaloni së luajturi futboll?
Fillimisht duhet të fillojmë përgatitjet, dua patjetër të shkoj në universitet, psikologji dhe më pas ndoshta mund të jem edhe trajner.
Çfarë ju pëlqen të bëni në kohën tuaj të lirë me fëmijët tuaj?
Djali im 8-vjeçar nuk e do shumë futbollin, por i pëlqen të luajë “PlayStation”, i pëlqen të lexojë dhe të shkruajë. Tjetri është me topin gjithë ditën.
PANORAMASPORT.AL