Kosova sot fitoi dy medalje në Kampionatin Evropian.
Distria Krasniqi rrëmbeu të argjendtën, kurse Nora Gjakova zuri vendin e tretë, duke marr medaljen e bronztë, shkruan lajmi.net.
Pas suksesit ka reaguar trajneri i xhudos, Driton Kuka.
“Tashmë 11 vjet me radhë Kosova me medalje nga Kampionatet Evropiane Elitare! 21 medalje Evropiane për të rritur. Nesër shkojmë tutje, kemi ende aduta”, ka shkruar ai.
Kampionati Evropian po mbahet në Montpellier të Francës. /Lajmi.net/