“Gjigantët” francez të Paris Saint-Germain kanë arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të premteje, teksa në “Parc des Princes” kanë mundur me rezultatin e thellë, 3 me 0, skuadrën e Montpellier, në sfidën e vlefshme për javën e 11 të Ligue 1.
Një gol për kokë nga Lee Kang-In, Zaire-Emery e Vitinha, në minutat 10’, 58’ e 66’ i mjaftuan kampionëve në fuqi të Francës për të vijuar ecurinë fantastike në kampionat teksa tashmë numërojnë plot 4 fitore radhazi në elitën e futbollit francez.
Përsa i përket renditjes, skuadra e Luis Enrique tashmë ngjitet në vendin e parë të tabelës, me 24 pikë, 2 më shumë se Nice e vendit të 2-të, por që ende nuk e ka zhvilluar sfidën e kësaj jave, ndërsa Montpellier mbetet në vendin e 10 të tabelës me vetëm 11 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Lee Kang-In, 1-0:
Goli i Zaire-Emery, 2-0:
Goli i Vitinha, 3-0: