Kosova sonte është përballur me Rumaninë në të dyja konkurrencat për U14.
Vajzat e Kosovës janë mundur nga Rumania me rezultat 70:16, ku kapitenia Gerta Hoti shënoi 11 pikë.
Djemtë e Kosovës u angazhuan maksimalisht, por pësuan me shifrat 75:58 (18:10, 18:15, 19:22, 20:11).
Rumunët fituan çerekun e parë 18:10, derisa i dyti ishte më i barabartë 18:15, kurse periudhën e tretë e fituan Dardanët 19:22.
Sidoqoftë, Rumania ruajti epërsinë dhe fitoi 75:58.
Enes Gashi kishte 20 pikë e 11 kërcime, Egzon Fazliu me dhjetë pikë e tetë kërcime dhe Lis Mehmeti me 11 pikë e gjashtë kërcime e gjashtë asistime te Kosova.
Sfidat e fundit do të zhvillohen të dielën ndaj Bullgarisë.