Max Verstappen i Red Bull mundi Charles Leclerc të Ferrarit për të marr pozicionin pole në një seancë kualifikuese të prekur nga shiu në Çmimin e Madh të Sao Paulo.
Lance Stroll i Aston Martin dhe Fernando Alonso zunë vendin e tretë dhe të katërt, duke përfituar nga shiu që afrohej.
Pista mbeti e thatë për xhiron e parë të çdo shoferi në seancën e fundit, por Leclerc i përshkroi kushtet si “super të çuditshme” pasi era ndryshonte drejtimin.
Lewis Hamilton i Mercedes ishte i pesti dhe George Russell do të startojë i teti.
Russell u kualifikua menjëherë pas shokut të skuadrës së Mercedesit, Hamilton, por iu dha një dënim me dy vende për pengimin e Pierre Gasly të Alpine gjatë largimit nga gropat.
Kjo e promovoi Lando Norris të McLaren në vendin e gjashtë dhe Carlos Sainz të Ferrarit në të shtatën.
Sergio Perez i Red Bull, nën presion pas një serie garash të lëkundshme, ishte i nënti, i pafat që ishte pas Oscar Piastrit të McLaren në pistë kur australiani u rrotullua në Juncao, në këndin drejt gropës. /Lajmi.net/