Rabotniçki e pret Sileksin në xhiron e 13-të të Ligës së Parë të Futbollit në Maqedoni.
Ndeshja është caktuar për nesër me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari.
Anësori Atdhe Mazari thotë se lojtarët janë maksimalisht të motivuar për të treguar cilësitë e tyre, pas humbjes nga Shkupi në xhiron e fundit.
“Rabotniçki posedon shumë më shumë cilësi se paraqitjet dhe rezultatet e arritura deri tani në kampionat.
Ne futbollistët e dimë këtë dhe duhet ta tregojmë në fushë. Jemi shumë të motivuar për ndeshjen e nesërme me Sileksin i duam tre pikët, dhe do të bëjmë maksimumin për t’i fituar.
Kundërshtari është një skuadër e madhe, por besoj se do t’i kalojmë dhe do të arrijmë në triumf”, ka thënë Atdhe Mazari për faqen zyrtare të klubit.
Ndeshjen e nesërme do ta gjykojë Aleksandar Stavrev nga Shkupi.