Tuesday, 19. May 2026
Sport

Sirena angleze për titullarin e Interit, zikaltrit gjejnë menjëherë pasardhësin

GS 04/11/2023 1 Min. Lesezeit

Në pritje për të vlerësuar një rinovim të mundshëm të kontratës me Interin, sirenat nga Anglia vazhdojnë të kumbojnë në veshët e Denzel Dumfrisit.

dumfris

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi holandez konsiderohet ndër lojtarët që mund të sakrifikohen dhe performanca e shprehur javët e fundit ka bërë përshtypje te disa klube të Premier Ligës.

Në mesin e atyre që kishin kërkuar informacion për mbrojtësin, spikatën emrat e Çelsit dhe Mançester Junajtidit, megjithatë klube të tjera angleze po monitorojnë situatën. Për të kënaqur Zhangun, duhet të bëhet të paktën një ofertë prej 50 milionë eurosh.

Një nga opsionet për të marrë vendin e tij, është Tejzhan Bjukenën. Kanadezi i Bryzhit ka qenë në shënjestrën e Interit për disa kohë dhe në moshën 24-vjeçare konsiderohet një investim për të ardhmen.

bucanan

PANORAMASPORT.AL

Teilen: