• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“COPA LIBERTADORE”/ Fluminense dhe Boka Zhuniors, finalja shoqërohet me trazira dhe plagosje

04/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, në 21:00, në stadiumin “Marakana” do të luhet finalja e 64-të e “Copa Libertadores”, versioni amerikano-jugor i Ligës së Kampioneve. Brazilianët e Fluminense dhe skuadra argjentinase Boka Zhuniors janë finalistët e këtij turneu.

boka zhuniors fluminense

Pavarësisht se argjentinasit kanë të drejtë për 20 mijë bileta, në Rio de Zhaneiro kanë mbërritur mbi 100 mijë tifozë, duke shkaktuar “dhimbje koke” tek autoritetet lokale dhe policia. Do të jetë finalja e 12-të e Bokas dhe deri më tani ka fituar gjashtë herë (1977, 1978, 2000, 2001, 2003, 2007).

Boka sot do të ketë një shans për të barazuar rekordin e Independientes prej shtatë titujsh të Kupa Libertadores. Në finalen e tyre të vetme deri tani, në vitin 2008, Fluminense humbi me penallti kundër ekuadorianëve të LDU të Kuitos.

TRAZIRA – Mediat braziliane dhe argjentinase, secila nga këndi i tyre, raportojnë se ka pasur një konflikt mes tifozëve të Boka Zhuniors dhe Fluminense në Kopakabana pranë zonës së tifozëve.

Mediat vendase pretendojnë se tifozët e Bokas janë përgjegjës për dhunën, ndërsa tifozët e Bokas u kanë thënë mediave argjentinase se tifozët e Fluminense kanë mbërritur në plazh për të kryer një sulm të organizuar.

Policia ka reaguar menjëherë duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome dhe situata e nxehtë u qetësua shpejt. Gjashtë argjentinas dhe një tifoz brazilian u arrestuan dhe katër persona kërkuan ndihmë mjekësore, teksa të tjera trazira priten edhe gjatë ditës së sotme.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Talenti i Juventusit refuzon Spalletin dhe Italinë: Faleminderit, por ndihem argjentinas!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.