• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Klasikja” Dortmund-Bajern/ Premton mbi 4 gola, Myler dhe Humels tjetër nivel

04/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

S ignal Iduna Park” do të jetë “arena” ku do të ballafaqohen dy emblemat e Gjermanisë në spektrin e futbollit, saktësisht Dortmundi dhe Bajerni. Edhe pse atmosfera e krijuar në “strehën” e verdhezinjve cilësohet si më e zjarrta, jo vetëm brenda kufijve, sërish bavarezët ndër vite ia kanë gjetur “formulën” për t’i mposhtur. Më poshtë po ju prezantojmë me disa nga statistikat më pikante nga të dyja kampet.

bajern dortmund

BILANCI- Në harkun e 133 dueleve në total mes Bajernit dhe Dortmundit në të gjitha frontet, diktohet nga 68 fitore të bavarezëve, 34 për verdhezinjtë (saktësisht gjysma e sukseseve të Bajernit) dhe 31 ndeshje janë ndarë në paqe. Në kuadrin e lojtarëve që e kanë gjetur më tepër rrugën e rrjetës në “Der klasse”, Levandovski “mburret” me 32 gola, teksa lë shumë mbrapa Gerd Mylerin me 15, një më tepër se Tomas Myler.

021

FORMA- Borusia Dortmund dhe Bajerni ende nuk e kanë shijuar humbjen përgjatë 9 javëve Bundesligë. Të besuarit e Tomas Tuhelit grumbullojnë 23 pikë, 2 më tepër se rivalët më të mëdhenj. Por ecuria e rekordmenëve gjermanë në ciklin aktual si udhëtues nuk bind. 3 ndeshjet e fundit pësojnë gol dhe kartonët e verdhë janë kthyer në “meny” të preferuar.

Në harkun e 4 takimeve si mysafir në kampionat, Kejni me shokë e kanë gjetur rrugën e golit në 11 raste, e përkthyer me mesataren 2.75, kundrejt 9 golave të Dortmundit në rolin e pritësit.

Julian Brand ka shërbyer si promotor në golat e vendësve kur janë impenjuar në shtëpi (3 gola, mesatarisht 33% të finalizimeve nga verdhezinjtë në “Signal Iduna Park”.

Leroi Sane ka marrë profilin e “goleadorit” kur kampionët në fuqi të Bundesligës kanë udhëtuar, 4 gola. Po ashtu vlen të ceket se grupi i Edin Terziç është treguar naiv në shkaktimin e penalltive, dy të tilla. Ndërsa mbi 65% të golave nga të dyja ekipet vijnë në pjesën e dytë.

54854

BAJERNI I FRIKSHËM – Gjigantët nga Mynihu nuk kanë humbur asnjë nga 10 transfertat e fundit në Dortmund, 9 fitore dhe 1 barazim. Ecuria më e gjatë koincidon në vetëm një rast, ekzaktësisht periudha 1998-2002, 11 takime.

5456

MYLER, MAKTHI I RIVALËVE- Tomas Myler ka festuar 15 fitore karshi rivalë më të mëdhenj në Gjermani, e arritur në harkun e 25 prezencave. Askush nuk ka bërë dot më mirë se futbollisti 34-vjeçar me origjinë nga Bavaria. Pikërisht Myler e realizoi debutimin në tempullin e Dortmundit, teksa konkretizoi dopietën si zëvendësues në vitin 2008, e përfunduar me suksesin 1-5.

KEJN, “NUHATËS” PERFEKT- Përtej nisjes fantastike me Bajernin, Herri Kejn ka precedentë interesantë përballë rivalëve të sotëm. Në periudhën kur bomberi anglez djersinte fanellën e Totenhemit, Kejni në distancën e 4 dueleve ndaj Dortmundit ka shënuar 4 gola dhe ka kontribuar me 1 asist, “preja” e preferuar.

“MARATONOMAKU” HUMELS- Mats Humels ka shansin të barazojë kuotën e Mikael Zork, në lidhje me numrin më të lartë në “Der klasse”, 28 të tillë. Myler është i vetmi futbollist aktiv nga Bajerni që ka shifrën më të lartë, 25.

458

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Atalanta - Inter, ja si pritet të luajnë dy skuadrat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.