Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë e Superligës së Kosovës në futboll.
Përballja e luajtur në Drenas ndërmjet Feronikelit ’74 dhe Malishevës përfundoi pa gola, shkruan lajmi.net.
Ky ballafaqim i takon xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Vendësit kishin raste më të mira, por nuk i shfrytëzuan ato.
Feronikeli ’74 lëshoi mundësinë më të mirë për gol, duke dështuar nga penalltia në fund të pjesës së parë.
Feronikeli gjendet në vendin e tetë në Superligën e Kosovës me 12 pikë, kurse Malisheva e ka filluar më mirë dhe gjendet në vendin e katër me 17 pikë. /Lajmi.net/