Tuesday, 19. May 2026
Sport

Malisheva del e pamposhtur nga Drenasi! Flamur Gashi trim i ndeshjes

GS 04/11/2023 1 Min. Lesezeit

Ballafaqimi mes Feronikelit 74 dhe Malishevës mbyllet pa gola (0:0) në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Një pikë e madhe për Malishevën në kuadër të javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Malisheva shkaktoi penallti në fund të pjesës së parë ku pengohet Lapidar Lladrovci.

Në minutën e 45+5, Jakup Berisha dështon nga penalltia, goditjen e tij e pret portieri Flamur Gashi. 

Në minutën e 33-të, Malisheva me fat, futbollisti Jakup Berisha godet fortë me të majtën e tij nga afërsia por traversa ia mohoi golin.

Portieri Flamur Gashi është trim i ndeshjes, përveç që e priti penalltinë, ka pritur edhe disa raste të mira të vendasve.

Malisheva renditet në vend të katërt me 17 pikë e Feronikeli në të tetin me 12 sosh.

Teilen: